Rritja e çmimeve të energjisë për shkak të krizës ukrainase ka rritur ndjeshëm koston e jetesës në Gjermani, e cila po përballet me inflacion rekord.

Marketing

Inflacioni arriti në 7.3 për qind në mars, niveli më i lartë që nga viti 1981, sipas Zyrës Gjermane të Statistikave.

“Kështu, inflacioni në mars arriti një nivel të ri rekord që nuk është parë që nga bashkimi i Gjermanisë”, thuhet në deklaratë.

Hera e fundit që u regjistrua inflacion i ngjashëm ishte në vjeshtën e vitit 1981, si rezultat i Luftës së Gjirit, kur çmimet e naftës u rritën për shkak të luftës midis Irakut dhe Iranit. Çmimet e energjisë në Gjermani u rritën me 39.5 për qind në mars.

Rritjen më të lartë prej 144 për qind krahasuar me vitin e kaluar e ka shënuar çmimi i naftës për ngrohje.

Çmimi i karburantit u rrit me 47.4 për qind dhe i gazit me 41.8 për qind.

“Përveç pandemisë, lufta në Ukrainë ndikon ndjeshëm në rritjen e çmimeve në Gjermani, veçanërisht për karburantet dhe gazin, por edhe për disa ushqime”, theksoi presidenti i Entit të Statistikave, Georg Till.

Në mars, gjermanëve iu desh të llogarisin në kostot e ushqimit me rreth 6.2 për qind. Për shkak të kostove më të larta, shumë kompani paralajmërojnë rritje çmimesh në tre muajt e ardhshëm, gjë që do të rrisë më tej inflacionin.

Instituti i Ekonomisë Ifo në Mynih vlerëson se inflacioni në Gjermani do të arrijë në 6.1 për qind këtë vit dhe po ashtu parashikojnë norma dyshifrore për muajt e ardhshëm nëse do të ketë embargo të importit të energjentëve rusë.

Marketing