Ronela Hajati ka bërë reagimin e parë në rrjetet sociale pas skualifikimit nga “Eurovision”.

Marketing

Ndryshe nga sa prisnim ajo është shfaqur e buzëqeshur krah balerinëve të saj. “Edhe po të kaloja në finale do isha e fundit jam e sigurtë. Por dashuria që mora ishte e jashtëzakonshme. E fitova Eurovisionin sepse fitova turmën. Dhe turma(publiku) ka gjithmonë të drejtë”- shkruan ajo.

Në rrjetet sociale njerëzit kanë shpërthyer në komente.

Në faqen e Eurovision në Instagram me mijëra komente kanë vërshuar nga ndjekësit ku kërkohet drejtësi për vendin tonë.

Marketing