Është goditur një aeroport ushtarak ukrainas në jug të Kievit nga raketat ruse. Kryetari i qytetit, Vasilkiv u shpreh se sulmi ka shkatërruar pistën dhe një depo të naftës, si dhe ka shkaktuar shpërthim të municionit.

Marketing

Në disa pamje të publikuara në rrjetet sociale është parë duke dalë tym i zi nga zona e sulmit. Në pjesën tjetër të Ukrainës, qyteti Çernihiv është përballur me bombardime intensive.

Në të nuk ka furnizime të ujit dhe në disa zona as rrymë, raporton REL.

Qyteti Mikollaiv, i cili gjendet në mes të qytetit të pushtuar Herson dhe qytetit të tretë më të madh ukrainas, Odesa, është përballur po ashtu me bombardime.

Një spital për trajtim të kancerit është goditur, ndonëse sipas raportimeve fillestare nuk ka të plagosur seriozisht./albora.ch/

Marketing