SHBA do t’i lëshojë 1 miliard dollarë (764 milion £) armë për Ukrainën.

Marketing

Paketa përbëhet nga 800 milionë dollarë ndihmë sigurie të miratuar rishtazi dhe 200 milionë dollarë të angazhuar fundjavën e kaluar, shkruan BBC.

Ndihma e re ushtarake përfshin 800 raketa Stinger për të ndihmuar forcat tokësore të Ukrainës që të përballen me helikopterët dhe aeroplanët me fluturim të ulët, dhe 2000 Javelins me të cilat mund të shkatërrohen tanket e armikut. Qeveria ukrainase i ka kërkuar të dyja, transmeton albora.ch.

Për herë të parë, SHBA do t’i dërgojë Ukrainës gjithashtu 100 dronë për t’i përdorur si raketa të drejtuara kundër tankeve armike ose pozicioneve të artilerisë.

Armët e tjera të listuara në paketë janë pushkë, pistoleta, mitralozë, pushkë gjahu dhe granatahedhës.

Administrata po dërgon gjithashtu parzmore, helmeta dhe më shumë se 20 milionë fishekë në Kiev.

Shtëpia e Bardhë thotë se nivelet e saj aktuale të ndihmës ushtarake për Ukrainën janë “më shumë seç kishim dhënë ndonjëherë më parë”. /albora.ch/

Lexo edhe:

Marketing