Ndërsa marrëdhëniet midis Bernës dhe Brukselit mbeten ende të tensionuara pasi Zvicra u largua nga negociatat me BE-në vitin e kaluar, zyrtarët në zonat kufitare zvicerane janë të etur për të intensifikuar bashkëpunimin e ndërsjellë me rajonet fqinje evropiane.

Marketing

Për shembull, në Gjenevë, e cila ndan një kufi me Francën, “zhvillimi i marrëdhënieve midis Zvicrës dhe Bashkimit Evropian është një çështje strategjike”, tha këshilltari shtetëror Serge dal Busco, i cili është përgjegjës për çështjet evropiane në nivel kantonal.

Qeveria e Bazelit ka njoftuar gjithashtu se dëshiron të forcojë lidhjet me rajonet e afërta të Alsas në Francë dhe Baden-Württemberg në Gjermani.

Të dy kantonet janë të lidhura ngushtë ekonomikisht me vendet anëtare të BE-së – jo vetëm përmes fuqisë punëtore ndërkufitare të punësuar në Zvicër, por edhe në lidhje me projekte të ndryshme të përbashkëta si infrastruktura e transportit dhe të tjera, shkruan The Local.

Foto: Wikipdia

Marketing