Qyteti Vienës zë vendin e parë në renditjen e 10 qyteteve me mënyrën më të shëndetshme të jetesës në botë. Viena ka 1884 orë rreze dielli në vit, raporton ticinonews, përcjellë albora.ch.

Marketing

Ky është rezultati i Raportit të Qyteteve të Shëndetshme të Jetesës 2022, i kryer nga kompania Lenstore, e cila studion vendet ku njerëzit jetojnë më mirë duke zgjedhur si parametra mirëqenien fizike, mendore dhe ekonomike të qyteteve individuale.

Në vendin e dytë në listën e hartuar nga Lenstore është Dubai, ku janë pikërisht 3509 orët e diellit në vit që tërheqin udhëtarët dhe i bëjnë banorët të kënaqur me aktivitete të jashtme dhe shërbime efikase.

Në vend të tretë është Kopenhaga, një qytet tashmë i njohur si më i lumturi në botë, menjëherë pas Helsinkit.
Frankfurti është në vendin e katërt me të dhëna befasuese.

Ky është qyteti i parë me bilancin më të mirë punë-jetë me 1332 orë punë ose pak më shumë se 25 orë çdo javë.

Gjeneva mbyll renditjen, një qytet i njohur si qendra e financave dhe diplomacisë botërore, është në vendin e dhjetë për orët e reduktuara të punës (1,495 në vit) dhe e treta për lumturinë (7.3). Për ata që mund të përballojnë të paguajnë çmime të larta, Gjeneve është vendi i përsosur për të jetuar një jetë të lumtur dhe të shëndetshme./albora.ch/

Marketing