Zviceranët janë tronditur nga një ngjarje e djeshme që ndodhi në qytetin e Lucernit.

Marketing

Përderisa kalimtarë të shumtë ishin duke pritur autobusin e tyre në stacionin “Pilatusstrasse”, papritmas, një makinë me shpejtësi të madhe po ndiqej nga një makinë policie, raporton 20min, përcjellë albora.ch.

Sipas medieve zvicerane, një shofer tjetër i doli ne ndihmë policisë duke vendosur kështu një dru në rrugë.

Kjo i bllokoi rrugën personit që po ikte, dhe kështu policët që po ndiqnin, dolën nga makina e tyre dhe qëlluan mbi gomat e makinës, transmeton albora.ch.

E gjatë kohës së incidentit është bërë një video, e cila është shpërndarë nga qytetarët ku mund të shihet sesi kalimtarët ngrinë të tmerruar.

“Je i lodhur dhe i stresuar dhe po pret autobusin. Papritur ndodh diçka e këtillë dhe njerëzit zgjohen krejtësisht të frikësuar dhe të tronditur nga ëndrrat e tyre të ditës,” shprehet një qytetar./albora.ch/

Marketing