Një paketë e re sanksionesh kundër Rusisë pritet të paraqitet të hënën nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, që mund të prekin asetet e kompanive ruse të energjisë. Të paktën kështu raporton gazeta londineze The Times, duke cituar burime në kabinetin britanik.
Sipas informacioneve, sanksionet e reja, të cilat përfshijnë ngrirjen e aseteve dhe ndalimin e hyrjes në Mbretërinë e Bashkuar, do të shtrihen për individët dhe personat juridikë me “rëndësi strategjike” për autoritetet ruse.
Dje sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss i tha Sky Neës se autoritetet e vendit do të ndryshojnë legjislacionin ekzistues për të zgjeruar listën e sanksioneve.
Në të njëjtën kohë, Trass refuzoi të zbulojë ndonjë detaj se cilat do të jenë sanksionet e reja. /albora.ch/