Videoja e prezantueses japoneze të lajmeve u bë virale, pasi nuk arriti të përmbahet dhe kontrolloj emocionet derisa po fliste për lajmin sesi presidenti rus Vladimir Putin ka nderuar me medalje ushtarët rusë që kryen masakra mbi civilët ukrainas në qytetin Bucha.

Marketing

Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë përshëndetur reagimin e gazetares japoneze. Ata vlerësuan se ishte thjesht një reagim human kundër krimit.

E me medalje u nderuan brigada ruse e motorizuar, që veproi në periferi të Kievit. Si arsye për dhënien e medaljeve janë përmendur “veprimet konkrete” me theks të veçantë se “ata kanë treguar trimëri dhe vendosmëri”.

Ukrainasit konsiderojnë se rusët në Bucha por edhe në qytetet tjera kanë kryer gjenocid, derisa rusët tentojnë ta hedhin poshtë këtë akuzë – pavarësisht se tashmë është dokumentuar me shumë kufoma të civilëve ukrainas që janë gjetur nëpër rrugë./albora.ch/

Marketing