Vladimir Putin ka thënë se Rusia duhet të mirëpresë vullnetarët që duan të luftojnë kundër forcave ukrainase.

Putin, duke folur në një takim të këshillit rus të sigurisë, tha se ata që donin të dilnin vullnetarë për të luftuar me forcat e mbështetura nga Rusia duhet të lejohen.

Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu tha se kishte 16,000 vullnetarë në Lindjen e Mesme që ishin gati të vinin për të luftuar me forcat e mbështetura nga Rusia, raporton BBC.

Kujtojmë se ditën e djeshme në takimin mes dy ministrave të jashtëm të Ukrainës dhe Rusisë nuk u arrit asgjë konkrete në lidhje me një armëpushim të mundshëm./albora.ch/

Marketing
Marketing