Në një raporti të ri të inteligjencës amerikane Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i është nënshtruar trajtimit për kancer të avancuar, transmeton Gazeta Metro.

Marketing

Në raport ishte deklaruar se ishte tentuar një tentim vrasjeje ndaj Putin në muajin mars, pas nisjes së invadimit të Ukrainës në fund të shkurtit.

“Kontrolli i Putin më nuk është absolut” një prej oficerëve të inteligjencës nga tre agjenci të ndryshme të inteligjencës që e kanë lexuar këtë raporti i kanë thënë Newsweek. “Kacafytjet brenda Kremlin asnjëherë nuk kanë qenë më intensive gjatë sundimit të tij, të gjithë po e ndjejnë se fundi po afrohet”.

Dy zyrtarë që e kanë parë raportin janë nga zyra e Drejtorit të inteligjencës Kombëtare (DNI) të SHBA’së, njëri shërben si epror i lartë në Forcat Ajrore.

“Ajo që e dimë është se ekziston një akullnajë diku atje, megjithëse i mbështjellë në mjegull” ka thënë zyrtari i DNI. Ai shtoi se “një prej burimeve tona më të mira të inteligjencës, që është kontakti me jashtë, është shterur gati i gjithi si rezultat i luftës në Ukrainë. Putin ka pasur pak takime me liderë të huaj…kështu që niveli i izolimit të Putin ka shtuar spekulimet”.

Fotografi të Putin që nuk mund të rrinte drejt i ulur në karrige derisa shtrëngonte tavolinën me dorë gjatë takimit me ministrin e mbrojtjes Sergei Shoigu në fund të prillit kanë kontribuar në spekulimet se Putin po vuan nga sëmundja e Parkinson. Fotografitë e Putin i ulur në fund të një tavoline të gjatë në takim me të tjerë kanë shtuar këto spekulime poashtu.

Zyrtari i DNI theksoi se në takimin e fundit të Putin me presidentin francez Emanuel Macron “nuk kishte shtrëngim duarsh, përqafim”.

Paraqitja e tij në ditën e fitores me 9 maj ishte e radhës që ishte vërejtur Putin i fryrë e i plogësht. Tre ditë më vonë kreu i inteligjencës ukrainase gjeneral Kyrylo Budanov i kishte thënë Sky News se Putin është “në gjendje të rëndë psikologjike e fizike dhe është shumë i sëmurë”.

“Është Putin i sëmurë? Absolutisht” tha eprori i Forcave Ajrore Amerikane për Newsweek. “Por ne nuk duhet të presim vdekjen e tij për të qenë proaktiv. Një vakum i fuqisë pas Putinit do të ishte i rrezikshëm për botën”.

“Edhe nëse pajtohen se informacioni është i besueshëm” tha eprori i DNI “ata nuk mund të llogarisin në datë të skadimi apo të sinjalizojnë mbështetjen e tyre për një rusi pa Putin”.

”Si presidenti Biden poashtu edhe sekretari i mbrojtjes Lloyd Austin kanë lejuar të iu rrëshqasë dëshira e tyre jo vetëm për ndryshim regjimi por edhe për rënien e Rusisë, që të dy i kanë tërhequr deklaratat e tyre të patakt” shtohej në raport.

“Një Rusi me armë bërthamore mbetet e tillë, me një Putin të dobët apo të fortë, brenda apo jashtë, dhe synimi për mos ta provokuar atë apo trashëgimtarin e tij potencial se jemi të përkushtuar deri në fund në shkatërrimin e tyre është pjesë e strategjisë sonë të vazhdueshme për stabilitet” tha zyrtari i DNI.

Zyrtari i DNI ka argumentuar më tej se “një Putin i sëmurë apo duke vdekur është një e mirë për botën, jo vetëm për shkak të të ardhmes së Rusisë apo dhënien fund të luftës në Ukrainë, por edhe në uljen e kërcënimit për një luftë bërthamore nga një i çmendur”.

Javën e kaluar ministri i punëve të jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov, kishte mohuar se Putin ishte i sëmurë rëndë kur dhe tha “se ju e dini presidenti Putin paraqitet në publik çdo ditë. E shihni në ekrane, i lexoni fjalimet e tij. Nuk mendoj se njerëz të arsyeshëm mund të vërejnë ndonjë simptomë të sëmundjes tek ky njeri”.

“Putin është pa dyshim i sëmurë…nëse do të vdesë së shpejti është vetëm spekulim” tha zyrtari i DIA. “Mirëpo, ne nuk duhet të pushojmë të qetë. Ne nuk duhet t’i përgjigjemi letrave tona, nëse më lejoni, besimi vetëm në informacionin që i konvenon rezultateve tona të dëshiruara. Ai ende është i rrezikshëm, dhe kaosi na pret para nëse vdes. Ne duhet të përqendrohemi tek kjo. Të jemi gati”.

Marketing