Reperja e njohur Tayna numëron hite të padiskutueshme si dhe është një ndër artistet më të kërkuara të momentit. Së fundmi, ajo ka marrë një vëmendje të madhe për personat me të cilët shoqërohet.

Marketing

Reperja është filmuar duke shkëmbyer një puthje në buzë me të dashurin e saj. Edhe pse nuk dihet ende identiteti i partnerit të saj duket qartë që Tayna po e shijon shumë lidhjen e re dhe nuk po ruhet nga sytë e publikut.

Kujtojmë se ajo u fotografua së fundmi teksa ndodhej në një restorant në Gjenevë me një “mashkull misterioz”. Lajmi qarkulloi kudo në rrjet, e madje shumë media hamendësuan se reperja ishte në një lidhje. Por si duket Tayna tashmë është me të vërtetë në një lidhje edhe pse po presim për një konfirmim nga ana e këngëtares.

Më herët, gjatë intervistave Tayna është deklaruar single.

Së fundmi, në rubrikën “50 pyetjet” e emisionit Prive, reperja ka rrëfyer se vitin e kaluar ka pasur probleme shëndetësore, mirëpo shtoi se nuk ka pasur ndonjë ngjarje të keqe për fat të mirë.

“Fatmirësisht nuk është se kam pasur ndonjë ngjarje të keqe, kam qenë shumë me fat gjithmonë, por pika më e ulët ishte vitin e kaluar sepse kam pasur probleme personale shëndetësore”, theksoi Tayna.

Marketing