Autoritetet vendëse bënë të ditur se trupat ruse janë futur në Kherson, një qytet jugor i Ukrainës.

Marketing

Sipas raportimeve, forcat ruse kanë kryer sulme në qytet sot, por megjithatë, ministria e Brendshme e Ukrainës ka bërë të ditur se Ukraina ende kontrollon ndërtesën e administratës së qytetit.

Kujtojmë se të paktën pesë persona kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi me raketa që ndodhi pasditen e së martës në Kiev. Shënjestër e raketave ruse ishte një kullë televizive ndërkohë që raportohet edhe për 5 persona të tjerë të plagosur.

Sulmi mbi antenat televizive vjen një ditë para raundit të dytë të bisedimeve mes Ukrainës dhe Rusisë./albora.ch/

Marketing