Ditën e sotme, themeluesi dhe CEO i Facebook, Mark Zuckerberg, me një email që postoi në blogun e tij, njoftoi se do të pushojë nga puna gjithsej 11,000 punonjës.

Marketing

“Sot po ndaj disa nga ndryshimet më të vështira që kemi bërë në historinë e Meta-s. Kam vendosur të zvogëloj madhësinë e ekipit tonë me afërsisht 13% dhe të pushoj nga puna më shumë se 11,000 punonjësit tanë të talentuar. Ne po marrim gjithashtu një sërë hapash shtesë për t’u bërë një kompani më efikase, duke ulur kostot dhe duke zgjatur ngrirjen e punësimit gjatë tremujorit të parë.

Dua të marr përgjegjësinë për këto vendime dhe se si arritëm këtu. E di që është e vështirë për të gjithë dhe më vjen keq veçanërisht për të prekurit“, shkruante ai.

Marketing