Pagat e ulëta, orari i stërzgjatur i punës, si dhe pasiguria në vendin e punës, janë disa nga problemet që po largojnë punëtorë nga Kosova drejt vendeve evropiane, thonë përfaqësuesit e punëtorëve në sektorin privat dhe disa punëtorë të anketuar nga REL.

Marketing

Këto probleme të punëtorëve identifikohen kryesisht në sektorin privat në Kosovë, i cili është punëdhënësi më i madh, me më shumë se 220 mijë të punësuar.

Në sektorin publik, ku llogaritet se janë të punësuar më shumë se 80 mijë persona, vlerësohet që kushtet e punës janë më të mira dhe me pagë më të lartë sesa në sektorin privat.

Paga mesatare bruto në sektorin publik është rreth 620 euro, ndërsa në sektorin privat rreth 380 euro, transmeton albora.ch.

Ambasada gjermane në Prishtinë ka bërë të ditur se brenda vitit lëshon 5,500 viza pune për aplikimet që bëhen nga qytetarët e Kosovës.

Sipas të dhënave të Ambasadës gjermane, në dhjetor të vitit 2021 kjo ambasadë i ka pranuar 56,639 aplikime, ndërkaq në janar të këtij viti janë gjithsej 48,962 aplikime.

Gjatë vitit 2021, Inspektorati ka pranuar mbi 5 mijë ankesa nga palët, të cilët kanë konsideruar se u janë shkelur të drejtat në vendin e punës.

Moslidhja e kontratave të punës, orari i stërzgjatur i punës, mohimi i pushimit vjetor, si dhe pagat e ulëta, janë disa prej tyre./albora.ch/

Marketing