Shërbimi i motit Severe Weather ka publikuar një parashikim afatgjatë për verën në të gjithë Evropën dhe nëse dikush do të shpresonte se do të ishte disi më e këndshme se një vit më parë, të dhënat nuk janë inkurajuese.

Marketing

Shërbimi i përmendur përdor modele të specializuara që japin një pasqyrë më të saktë se si mund të jenë kushtet e motit në muajt në vijim.

Një nga modelet më të njohura, ECMWF ka treguar se temperaturat pritet të jenë mbi mesataren në Evropën Qendrore dhe Jugore.

Një model tjetër i përdorur në hulumtim, modeli UKMO, i përdorur nga shërbimet e Mbretërisë së Bashkuar, gjithashtu tregoi se temperaturat do të jenë mbi mesataren, por do të ketë më pak reshje se zakonisht.

Sa i përket vetë temperaturës, llogaritet se ato do të jenë ndërmjet 0.5 dhe 1 gradë më të larta se mesatarja.

Foto: ECMWF

Marketing