Departamenti i Thesarit ka futur në listën e zezë edhe ish-kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Nikola Gruevski, por edhe figura të tjera të politikës dhe drejtësisë së shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Marketing

Në njoftimin e publikuar këtë të hënë, në listën e publikuar të personave të sanksionuar bashkë me dy shqiptarët, ish-deputetin Aqif Rakipi dhe pronarin e radiotelevizionit Ora, Ylli Ndroqi.

Kështu në Maqedoninë e Veriut, Gruevski cilësohet si person që “mbetet i dyshuar në disa çështje korrupsioni, dhe është akuzuar për shpërdorim detyre, pastrim parash dhe vepra të tjera penale të lidhura me kohën e tij si Kryeministër i Maqedonisë së Veriut nga viti 2006 deri në vitin 2016. Ai e ka shmangur vazhdimisht arrestimin e vet për dënimin e vitit 2018 nga një gjykatë në Maqedoninë e Veriut për akuza të lidhura me korrupsionin, gjë e cila paraqet një pengesë serioze për llogaridhënien për korrupsionin dhe aktivitetet e lidhura me korrupsionin në Maqedoninë e Veriut. Gruevski është pronar dhe drejtues i kompanisë hungareze I.C.I.C. KFT, e cila është e regjistruar si shoqëri me përgjegjësi të kufizuar në Pecel, Hungari.

Gjithashtu, është sanksionuar edhe Sasho Mijalkov, ish-shefi i kundërzbulimit në Maqedoninë e Veriut. “Mijalkov dyshohet se ka qenë i përfshirë në një skemë të manipulimit të votave dhe një operacion të gjerë përgjimi të paligjshëm që shënjestroi 20,000 njerëz, përfshirë politikanë të opozitës, gjyqtarë dhe gazetarë, që siguroi përfitime politike dhe ekonomike dhe që nxiti një krizë politike dyvjeçare në vend duke zbuluar ndërhyrjen e pretenduar të qeverisë në gjyqësor, kontrollin mbi disa media dhe ndërhyrjen në zgjedhje.

Në Mal të Zi, është sanksionuar Svetozar Marovic, i cili ka qenë President i shtetit të përbashkët të Serbisë dhe Malit të Zi nga viti 2003 deri në 2006 dhe shërbeu si ish-zëvendës president i Partisë Demokratike të Socialistëve të Malit të Zi (DPS) deri në vitin 2015. “Marovic u arrestua nga autoritetet malazeze në 2015 në bazë të dyshimeve për përfshirje në raste korrupsioni në shkallë të gjerë lidhur me projektet e ndërtimit në bashkinë e Budvës.

Në Bosnje-Hercegovinë, SHBA ka sanksionuar deputetin Asim Sarajlic dhe ish-kryeprokuroren e vendit, Gordana Tadiç./albora.ch/

Marketing