Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kefalonia të Greqisë, ku një automjet me të cilin udhëtonin 4 nxënës shqiptarë, u përplas dhe më pas shpërtheu në flakë.

Marketing

Fatkeqësisht, humbi jetën njëri prej tyre , një adoleshent  17 -vjeçar.

Sipas medies lokale, 17-vjeçari shqiptar nuk ka arritur të dalë në kohë nga automjeti.

Flakët e zjarrit dogjën 17-vjeçarin i cili ishte ulur në sediljen e pasme të makinës, ndërsa zjarrfikësja që mbërriti  në vendngjarje nuk ka arritur të bëjë asgjë, pasi pak minuta më vonë makina shpërtheu, me zjarrin që  u përhap në kohë rekord, duke i marrë jetën të riut shqiptar.

4 pasagjerët janë nxënës të gjimnazit profesional në Argostoli, të gjithë me  origjinë shqiptare.

Sipas dëshmitarëve okularë, mjeti ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të madhe dhe kur është përmbysur është  përplasur me hekurat  në trotuar.

Policia Rrugore e Argostolit ka nisur hetimet paraprake për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje tragjike.

Pasagjerët e tjerë të mjetit janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa njëri prej tyre ka pësuar vetëm lëndime të lehta./albora.ch/

Marketing