Lëvizja Vetëvendosje – Qendra Suedi dhe ajo e Danimarkës, mbajtën një protestë para Ambasadës së Serbisë në Danimarkë  për të shënuar përvjetorin e masakrës në Reçak, në ditën zyrtare të përkujtimit të gjenocidit në Kosovë, shkruan Albora.ch.

Marketing

“Dënuam agresionet e fundit të Serbisë kundër Kosovës dhe kërkuam që Serbia ta njohë Kosovën si shtet të pavarur, të kërkojë falje për gjenocidin në Kosovë dhe të garantojë se nuk do ta sulmojë më Kosovën.

Politikanë të shquar danezë folën dhe shprehën mbështetjen e tyre të plotë për Kosovën dhe gatishmërinë e tyre për të bërë presion ndaj Serbisë për aq kohë sa ajo nuk i plotëson këto kërkesa.

Qëndrojmë të përkushtuar të kundërshtojmë dhe dënojmë çdo agresion të Serbisë e cila është përgjegjëse për dhjetëra-mijëra civilë të masakruar, për të cilët kurrë nuk u pendua dhe madje vazhdon t’i mohojë krimet e kryera”, thuhet në njoftimin për media.

Marketing