Me pankarta si “jo lejeve të vaksinës” më shumë se 105,000 njerëz kanë protestuar në Francë kundër propozimit të një leje të re koronavirusi.

Marketing

Zyrtarët e Ministrisë së Brendshme thanë se 34 persona u arrestuan dhe 10 policë u plagosën pasi disa protesta u kthyen në të dhunshme në disa vende, raporton BBC, përcjellë albora.ch.

Qeveria tha se pret që rregullat e reja të hyjnë në fuqi në datën 15 janar por procesi mund të vonohet nga opozita që dominon senatin.

E Demonstruesit e akuzuan qeverinë se po i’u shkel lirinë dhe që po i trajton qytetarët në mënyrë të pabarabartë. Të tjerët lëshuan zemërimin e tyre kundër presidentit Macron për komentet që bëri në fillim të kësaj javë për personat e pavaksinuar, transmeton tutje albora.ch.

Sipas BBC, pavarësisht protestave të zëshme, kundërshtitë për masat e reja nuk janë të përhapura dhe sondazhet e fundit tregojnë që pjesa më e madhe njerëzve mbështet lejen e vaksinës. Franca ka vaksinuar plotësisht më shumë se 90% të popullsisë mbi 12 vjeç duke e bërë një nga vendet me normën më të lartë të vaksinimit në Evropë./albora.ch/

Marketing