Një fëmijë 2-vjeçar ka rënë sot nga kati i tretë i një pallati në Brugherio, në provincën e Monzas.

Marketing

 I vogli ishte lënë nga prindërit nën kujdesin e gjyshit pasi shkonin të punonin.

Fëmija, pasi është zgjuar, është ngjitur në një karrige pranë dritares. 2-vjeçari është zvarritur derisa ka rënë nga dritarja.

“Dëgjuam një zhurmë, dolëm jashtë dhe pamë atë trup të vogël në tokë, nuk jepte shenja jete,”-tha fqinji.

Edhe gjyshi, sapo pa Arlin e vogël nga dritarja, vrapoi poshtë i dëshpëruar. Duke kërkuar ndihmë dhe duke bërë thirrje për ndihmë.

Foshnja u çua në spital pa ndjenja dhe në gjendje shumë të rëndë dhe tani po lufton për jetën në repartin e Neuroreanimacionit.

Në spital është shtruar edhe gjyshi i tij, i cili e përjetoi shumë keq rrëzimin e nipit të tij, Arlit. P

rindërit e Arlit, babai Fabio, nëna dhe gjyshi kanë jetuar në zonë prej vitesh.

Marketing