Këshilltari Federal Ignazio Cassis mbetet i kujdesshëm për ngjarjet që ndodhën në Ukrainë, duke vënë në dukje se i takon një gjykate t’i përcaktojë ato si krime kundër njerëzimit.

“Diplomacia duhet të jetë e vëmendshme ndaj fjalëve që përdor” tha Cassis.

Sipas tij fillimisht duhet të analizohen faktet. “Ne bëjmë thirrje për një hetim ndërkombëtar të pavarur” për shkeljet e supozuara të të drejtave të njeriut në Ukrainë, qoftë nga Kombet e Bashkuara ose nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE)”, shtoi ai.

Marketing

Sipas Cassis, i cili foli gjatë një takimi për shtyp në Bernë, Zvicra është e gatshme të marrë pjesë në këtë hetim duke ofruar burime dhe ekspertë.

E ministri i jashtëm më pas përsëriti thirrjen për kujdes, duke vënë në dukje se përcaktimi i asaj që ndodhi një krim kundër njerëzimit nuk duhet të jetë një lëvizje politike.

Në fakt, i takon një gjykate të shprehet me këto terma, vazhdoi Cassis. “Dikush mund të imagjinojë se këto janë krime kundër njerëzimit, por diplomacia duhet të jetë e vëmendshme ndaj fjalëve që përdor”./albora.ch/

Marketing