Trupat pushtuese të Rusisë kanë pësuar humbje të mëdha në territorin e Ukrainës, ndërsa luftimet po vazhdojnë, tha sot presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, raporon agjencia ukrainase e lajmeve, Interfax, përcjell albora.ch.

Marketing

Zelensky nëpërmjet një konference për media iu drejtua popullit, duke thënë se “armiku do të pësojë edhe më shumë”.

“Forcat e armatosura të Ukrainës po luftojnë vërtet shumë, duke zmbrapsur sulmet në Donbas, rajone të tjera në lindje, veri, jug. Armiku ka pësuar humbje serioze, armiku do të pësojë edhe më shumë. Ata erdhën në tokën tonë”, tha Zelensky.

Para agimit, pak para se të fillonin shpërthimet në qytetet anembanë Ukrainës, televizioni shtetëror rus transmetoi papritur një fjalim të presidentit rus Vladimir Putin./albora.ch/

Marketing