Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka thënë se “shpreson” të flasë me presidentin rus Vladimir Putin në “orët në vijim”.

Marketing

Ai tha se do të diskutojnë planet e mëtejshme për të organizuar largimin e njerëzve nga qyteti port i rrethuar i Mariupolit, shkruan skynews.  

Zona ka qenë objektiv kyç për forcat ruse dhe ka qenë nën një breshëri sulmesh që nga fillimi i luftës në Ukrainë. 

Më herët gjatë ditës së sotme, guvernatori i rajonit të Donetskut, Pavlo Kyrylenko, tha se forcat ukrainase ishin ende në kontroll të qytetit dhe rreth 65,000 njerëz ishin larguar deri më tani me automjete private ose në këmbë. /albora.ch/

Lexo edhe:

Marketing