Presidenti finlandez Sauli Niinistö foli me presidentin ukrainas Volodymr Zelensky dhe pritet të flasë edhe me presidentin rus Vladimir Putin.

Marketing

“Presidentët diskutuan situatën e luftës në Ukrainë dhe mbështetjen dhe ndihmën e Finlandës për Ukrainën. Tema të veçanta ishin nevoja për të siguruar një evakuim të sigurt të civilëve përmes korridoreve humanitare dhe siguria e objekteve bërthamore. Presidentët ranë dakord të vazhdojnë kontaktet e tyre”, thuhet në një deklaratë të qeverisë finlandeze.

Një bisedë midis Niinistö dhe Putin është planifikuar për të premten më vonë, shtoi ajo, raporton CNN.

Finlanda kufizohet me Rusinë dhe të dy vendet kanë pasur prej kohësh një marrëdhënie neutrale. Finlanda nuk është anëtare e NATO-s.

Megjithatë, Niinistö shprehu simpatinë e tij për popullin ukrainas që lufton me guxim për vendin e tij gjatë një takimi me Presidentin e SHBA Joe Biden më 4 mars në Zyrën Ovale./albora.ch/

Marketing