Parlamenti i Ukrainës ka njoftuar se iu është pranuar aplikimi për anëtarësimin në BE me procedurë të përshpejtuar.

Presidenti Zelenskyi do tu adresohet deputetëve të Parlamentit Evropian ku do marr instruksionet për procedurat e përshpejtuara të anëtarësimit të Ukrainës në BE.

Marketing

“Sot, me 1 mars, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do t’u adresohet deputetëve të Parlamentit Evropian. Aplikacioni i nënshkruar për hyrjen e Ukrainës në BE, me procedura të përshpejtuara, u pranua dhe u mor parasysh. Fjalimi i Presidentit do të transmetohet me video”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga faqja zyrtare e Parlamentit të Ukrainës në Twitter.

Ky njoftim vije vetëm një ditë pasi presidenti dhe kryeministri ukrainas nënshkruar aplikimin për anëtarësim në BE./albora.ch/

Marketing