Policja zvicerane ndalon francezin e dehur me thikë
Marketing

Një 47-vjeçar francez është ndaluar nga policia zvicerane të shtunën rreth orës 11.30 në stacionin e Renens.
Burri i armatosur me thikë, po bllokonte një tren dhe po pengonte mbylljen e dyerve ,raporton 20 minuten, përcjellë albora.ch
“Duke pasur parasysh sjelljen e tij dhe faktin që ai nuk respektoi urdhrat e policëve, njeriu që jeton në Francë duhej të arrestohej me forcë”.
“Një nga policët përdori sprej”, thuhet në një deklaratë nga policia e Lozanës.
Francezi i cili ishte nën efektin e alkoolit, është liruar pas disa orësh. /albora.ch/
Marketing![]()