Rritjet e fundit të inflacionit nuk do të dëmtojnë besimin e njerëzve në stabilitetin e euros, vlerësojnë disa ekonomistë gjermanë.

Marketing

Rritjet e çmimeve do të jenë kryesisht të përkohshme dhe inflacioni do të bjerë gradualisht në vitin 2022, sipas një sondazhi të ekonomistëve.

Megjithatë, konsumatorët duhet të përgatiten për norma më të larta inflacioni, thanë ata duke i bërë thirrje Bankës Qendrore Evropiane (BQE) që të rregullojë politikën e saj monetare.

”Euro ka dëshmuar të jetë një monedhë e fortë dhe e qëndrueshme gjatë 23 viteve, një rritje e përkohshme e inflacionit nuk do ta shkatërrojë këtë besim”, ka thënë kreu i Institutit gjerman për Kërkime Ekonomike, Marcel Fratzscher.

Sipas tij, politikanët duhet të respektojnë euron dhe nuk duhet të përpiqen ta bëjnë atë dhe Evropën fajtorë për gabimet e tyre.

Në 1 Janar 1999, euroja u fut si monedha e vetme evropiane, për 11 nga 15 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian në atë kohë. Fillimisht, të përdorura vetëm për kontabilitet dhe pagesa elektronike, monedhat dhe kartëmonedhat u bënë të disponueshme më 1 janar 2002.

Euro është tani monedha zyrtare për rreth 340 milionë persona në 19 vende të BE-së. /albora.ch/

Marketing