Një i ri nga Hasi që ka emigruar me gomone në Angli thotë se ka paguar 9 mijë euro të cilat i ka marrë borxh për të kaluar me gomone nga Franca në Dover.

Marketing

Në një intervistë për gazetarin Xhensil Shkëmbi, emigranti shqiptar nga Hasi që nuk dëshiron të identifikohet, tregon se nuk është penduar për rrugën që ka marrë, siç thotë i detyruar nga kushtet ekonomike, madje shton se nëse policia e kthen në Shqipëro do tentojë sërish të largohet.

Ai i bën thirrje shtetit shqiptar që të krijojë kushtet për të rinjtë që të mos marrin rrugët e botës dhe të jetojnë larg njerëzve të tyre, gjë që siç thotë askush nuk e dëshiron.

“Të plotësojnë kushtet, të ngrenë rrogat, të hapin vende pune. Nuk është gjithçka politikë. Nuk kthehem pas, nuk ke çfarë bën në Has, s’ka vende punë, s’kemi ç’bëjmë. Veç familjes nuk dua të shoh njëri. Të rinjtë nuk i këshilloj të vijnë, nëse i kanë kushtet. Këtu jemi duke punuar larg familjes, atje jam me prindërit e mi me familjen time”, tha i riu.

Marketing