Një ngjarje e rëndë është raportuar nga mediat italiane për dy shqiptarë, të cilët janë gjetur të plagosur më thikë në zonën e Villa Raspa di Spoltore në Pescara.

Marketing

Bëhet fjalë për një 41-vjeçar dhe një 39-vjeçar të cilët janë goditur me thikë nga një person ende i paidentifikuar.

Ata u gjetën në rrugë nga një kalimtar dhe u dërguan në spital, ku po marrin mjekimin. 41-vjeçari është në gjendje më të rëndë, ndërsa 39-vjeçari ka plagë në këmbë./albora.ch/

Marketing