Kompania farmaceutike Pfizer i ka kërkuar autoritetet amerikane gjatë ditës së sotme, që të lejoj dhënien e dozës së vogël të vaksinës kundër COVID-19 për fëmijët nën moshën 5-vjeçare, duke hapur një mundësi që të rinjtë amerikanë të fillojnë të vaksinohen nga fillimi i marsit, shkruan AP.

Marketing

Agjencia për Ushqim dhe Barna i ka bërë thirrje Pfizerit dhe partnerit të saj BioNtech, që të aplikojnë më herët sesa që kompanitë kishin planifikuar ta bëjnë, transmeton Telegrafi.

Janë 19 milionë fëmijë në SHBA nën moshën 5-vjeçe që konsiderohet si grupi i vetëm që nuk janë të obliguar të vaksinohen kundër coronavirusit.

Shumë prindër kanë përkrahur idenë për t’i vaksinuar të vegjlit dhe parashkollorët, në veçanti tani me përhapjen e Omicronit.

Marketing