Ekuadori ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në dy provinca të saj, pasi janë vrarë pesë oficerë policie. Sulmet erdhën në shenjë përgjigjeje për transferimin e të burgosurve në disa burgje të mbipopulluara dhe të dhunshme.

Marketing

Ekuadori është një pikë transiti për drogën e destinuar për në Shtetet e Bashkuara dhe Evropën, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Sipas presidentit ekuadorian, Guillermo Lasso, sulmet gjatë natës dhe herët në mëngjesin e së martës, duke përfshirë nëntë shpërthime në dy qytete, ishin shpallje e luftës nga bandat.

“Ajo që ndodhi mes natës së kaluar dhe sot në Guayaquil dhe Esmeraldas tregon qartë se krimi i organizuar trans-kombëtar është i gatshëm të kapërcejë çdo kufi”, tha Lasso.

Gjashtë shpërthime u raportuan herët në mëngjesin e së martës në disa zona të qytetit perëndimor të Guayaquil, tha policia, ndërsa dy policë u vranë në një sulm ndaj një makine patrullimi në periferi. Tre oficerë të tjerë u vranë në qytet aty pranë trazirave, transmeton Klankosova.tv.

Tre shpërthime u raportuan edhe në Esmeraldas dhe shtatë oficerë burgu u morën peng nga të burgosurit në shenjë proteste ndaj transferimeve të të burgosurve.

Oficerët u liruan pas negociatave. 

Marketing