“Alba Festival” është një nga festivalet më të mëdha të muzikës shqiptare në Europë. Festivali mbahet në Zvicër në data 2 dhe 3 korrik. Disa nga emrat e këngëtarëve të ftuar përfshijnë, Elvana Gjata, Ledri Vula, Elita 5, Kida, Dhurata Dora, etj.

Marketing

Por edhe festivali mbahet në vendin ku ajo jeton, është vënë re mungesa e një emri mjaft të dashur për publikun, pikërisht për reperen Loredana. Teksa ka bërë një Q&A në Instagramin e saj ajo është pyetur për mungesën e saj në festival. Repereja nuk e ka zgjatur aspak por është shprehur se do duheshin 120 mijë euro për pjesëmarrjen e saj. Shumat e mëdha për koncertet nuk janë të padëgjuara për tregun shqiptar por me siguri kjo merr trofeun.

Loredana së fundmi ka sjellë këngën “Heart Attack” në bashkëpunim me reperin tjetër mjaft të njohur, Noizy.

Kënga ka rezultuar një sukses i vërtetë dhe në vetëm në 15 orët e para arriti të grumbullojë plot 1 milionë klikime në Youtube. Këtë gjë e bëri me dije dhe Noizy, i cili falënderon fansat e tij dhe të Loredanës por pati dhe aludime të tjera nga ana e tij. Noizy ka thumbuar bashkëpunimin e Tayna-s, Mozzik dhe Butrintit që titullohet “Pare”, dhe që u publikuan në të njëjtë ditë, duke hedhur dyshime të forta se klikimet në këngën e Tayna-s, Mozzik dhe Butrintit janë të blera

Marketing