Presidenti rus Vladimir Putin i tha presidentit francez Emmanuel Macron se trupat ruse do të largohen nga Bjellorusia pas përfundimit të stërvitjeve të saj ushtarake, raporton Reuters.

Vendet perëndimore pa dyshim do t’i kushtojnë pak vlerë kësaj garancie, duke pasur parasysh se trupat ruse pritej të largoheshin sot.

Marketing

Reuters raporton gjithashtu se të dy liderët nuk janë pajtuar në bisedën e tyre telefonike sot se kush është përgjegjës për tensionet në Ukrainën lindore. Macron fajësoi separatistët rusë, ndërsa Putini Ukrainën.

Të dy udhëheqësit folën në telefon për 105 minuta dhe rezultati, i konfirmuar gjerësisht nga Kremlini, sugjeron se Rusia mund të jetë e gatshme të tërhiqet nga pragu i një pushtimi të plotë të Ukrainës për të lejuar rinovimin e diskutimeve diplomatike.

Gjithashtu u vendos që një takim i grupit të kontaktit trepalësh të mbahej “në orët e ardhshme” me qëllim që të “merret një angazhim nga të gjitha palët e interesuara” për armëpushim./albora.ch/

Marketing