Deputeti Elmi Reçica, i cili mban edhe pozitën e udhëheqësit të departamentit për Diasporë në Partinë Demokratike të Kosovës gjendet në Zvicër, ku sipas tij me kërkesë të qytetarëve të diasporës dhe aktivistëve të PDK-së atje, do të formohen nëndegët e PDK-së në të gjitha qytetet ku jetojnë shqiptarët në Zvicër.

Reçica ka shkruar në Facebook se PDK-ja poashtu po angazhohet për formimin e nëndegëve të saj kudo ku jetojnë shqiptarët në diasporë.

“Kënaqësi e jashtëzakonshme takimi me qytetarët tanë që jetojnë dhe veprojnë në diasporë, por gjithmonë me mendje e zemër janë pranë vendlindjes. Partia Demokratike e Kosovës ka filluar angazhimin për formimin e nëndegëve të saj kudo ku jetojnë shqiptarët në diasporë”, shkroi ndër të tjera ai./albora.ch/

Marketing
Marketing