Ka nga ata prindër që mundohen gjithë jetën për t’i lënë fëmijëve diçka pasi ata të mos jenë më.

Marketing

Por ja që ka dhe nga ata që nuk preferojnë t’i lënë atyre asnjë cent – dhe në përgjithësi ata janë miliarderë që e kanë vënë vetë pasurinë e tyre.

Më poshtë janë disa prej tyre dhe arsyet për këtë vendim radikal:

Ted Turner

Ted Turner themelues i CNNTurner, themeluesi i medias së famshme amerikane CNN, ka nënshkruar – The Giving Pledge – një fushatë që inkurajon njerëzit jashtëzakonisht të pasur të kontribuojnë shumicën e pasurisë së tyre për kauza filantropike. Ai njihet se ka dhuruar rreth $1 miliardë dollarë për Kombet e Bashkuara.

Turner i cili është martuar 3 herë, ka 5 fëmijë të cilët nuk do të trashëgojnë të gjithë pasurinë e tij.

Themeluesi i CNN është gjithashtu pronari i dytë më i madh i tokave në SHBA, me një mesatare prej 810,000 hektarësh.

Laurene Powell Jobs

Laurene Powell Jobs dhe Steve Jobs

Laurene Powell Jobs trashëgoi një pasuri të konsiderueshme pas vdekjes së bashkëshortit të saj të ndjerë Steve Jobs, themeluesi i Apple. Por, miliarderi i famshëm është shprehur se ai nuk besonte në akumulimin e pasurisë.

“Marrëdhënia ime me paranë është një mjet për të qenë i vetë-mjaftueshëm por nuk është pjesë e asaj që unë jam.”

Warren Buffett

Investitori amerikan Warren Buffett

Investitori i famshëm, Warren Buffett ka thënë se ai dëshiron t’i japë fëmijëve të tij “mjaftueshëm sa ata të ndjehen që mund të bëjnë diçka por jo aq sa atyre mos t’u bëhet më asgjë”.

Ai ka premtuar se do t’i japë më shumë se 99% të pasurisë së tij për bamirësi.

Bill Gates 

Themeluesi i Microsoft, Bill Gates

Bashkë-themeluesi i Microsoft, Bill Gates është shprehur se “lënia e trashëgimive masive për fëmijët është vetëm në dëmin e tyre”.

Mark Zuckerberg

Mark Zuckerberg themeluesi i Facebook

Themeluesi i Facebook – tashmë Meta – u bë miliarder në moshën 32 vjeçare dhe sot ai vlen më shumë se $132 miliardë dollarë.

Ai dhe e shoqja gjithashtu kanë lënë në testament se do të dhurojnë 99% të pasurisë së tyre për bamirësi.

Sting

Këngëtari i famshëm britanik me një pasuri prej $400 milionë dollarësh, është shprehur se nuk do t’i trashëgojë asnjë cent 6 fëmijëve të tij. Gjatë një interviste për Daily Mail, muzikanti u shpreh se ka në plan të shpenzojë shumicën e pasurisë së tij!

“I kam thënë [fëmijëve] se nuk do të mbeten shumë para pasi ne po i shpenzojmë të gjitha,’ – tha ai, duke shtuar se ai i ka mësuar ata me etikën e punës së nevojshme për të qenë të suksesshëm në jetë me meritat e veta.

Elton John

Këngëtari Elton John dhe burri i tij David Furnish, kanë një pasuri të përbashkët prej $550 milionë dollarësh, por ata nuk planifikojnë t’i lënë asgjë dy djemve të tyre.

“Sigurisht që duam t’i lëmë djemtë tanë në një gjendje të mirë financiare. Por është e tmerrshme t’i japësh fëmijëve të tu një lugë argjendi. Ua shkatërron jetë,” – tha ikona e muzikës botërore për Daily Mirror.

Jackie Chan

Aktori i famshëm ka një pasuri prej rreth $400 milionë dollarësh dhe ai gjithashtu është shprehur se shumica e parave do të shkojnë për bamirësi – në vend të djalit të tij Jaycee. Aktori është një ambasador i UNICEF prej kohësh dhe përfshihet shpesh në fushata kundër abuzimit me kafshët.

“Nëse ai është i zoti, do t’ia dalë të bëjë para. Nëse nuk është, atëherë ai thjesht do t’i çojë lekët e mia dëm,” – ka thënë Chan për UK’s Metro News.

Reed Hastings

Bashkë themeluesi i Netflix njihet për shprehjen e tij të famshme të vitit 2017 kur tha se konkurruesi më i madh i platformës së tij është gjumi.

Inxhinier në profesion, Hastings themeloi Netflix bashkë me Marc Randolph në vitin 1997. Ai gjithashtu ka thënë se do ta dhurojë shumicën e pasurisë së tij – jashtë familjes!

George Lucas

Shumë shpejt pas blerjes së kompanisë së tij nga Disney, krijuesi i Star Wars bëri lajmërimin se shumica e pasurisë së tij do të shkonte për organizata filantropike shkollore./Euronews.al

Marketing