Modelja dhe njëherësh partnerja e reperit Fero, Arbenita Ismajli ka marrë kritika të shumta nga ndjekësit e saj në Instagram.

Marketing

Pas arrestimit të Feros nuk është se ka pasur ndonjë reagim nga modelja, madje ajo ka vazhduar me postimin e fotove atraktive si zakonisht.

Një gjë e tillë nuk është mirëpritur nga ndjekësit e saj të cilët kanë komentuar në fotot e fundit të publikuara nga modelja në të cilat fokusi është tek të pasmet.

Ata e kritikojnë modelen për fotot që ka publikuar, ndërsa partneri i saj është momentalisht në burg, pasi rrahu një person në mes të rrugës. Madje disa ndjekës e kritikojnë Arbenitën për lidhjen e saj me reperin.

Një video që u publikua nëpër media e rrjete sociale, u bë mollë sherri që reperi nga Gjilani, Feronit Shabani, të bie në prangat e Policisë.

Në video, Fero shihet duke e rrahur brutalisht një qytetar, derisa ky i fundit ndodhej brenda një veture.

Këtë situatë, sipas raportimeve mediale, e provokoi kënga e reperit tjetër Unikkatil, ku mes vargjesh i bën ‘diss’ reperit nga Gjilani.

Marketing