Gratë të cilat vendosin tepër parfum në trupin e tyre, ndoshta vuajnë nga depresioni, kanë zbuluar hulumtimet e fundit shkencore

Marketing

Në fakt, shqisa e të nuhaturit është e dobësuar tek njerëzit të cilat vuajnë nga disa sëmundje.

Aftësia e zvogëluar e shqisave, duket të jetë vërejtje që po lëngoni nga diçka, porositin shkencëtarët nga universiteti në Tel Aviv.

Hulumtuesit thonë se depresioni, përpos që është çrregullim psikologjik, ka edhe shkaqet e pasojat biologjike. Në fakt, kanë vërtetuar që pacientëve me depresion u janë zvogëluar aftësitë olfaktore, e me përmirësimin e gjendjes mentale edhe ato janë përmirësuar.

Profesori Yehuda Shoenfeld nga universiteti në Tel Aviv, ekspert për sëmundje autoimune siç janë artriti, lupusi apo reuma, të cilat zhvillohen kur trupi sulmon qelizat e tij, ka zbuluar se auto-antitrupat mund të sulmojnë sistemin olfaktor dhe të zvogëlojnë mundësinë e ndjenjës së aromës.

Marketing