Papa Françesku u ka kërkuar njerëzve që të nderojnë të moshuarit dhe të kujdesen për lidhjet familjare. Papa iu referua “karakterit mitik” të vjehrrës dhe tha se ato shpesh ishin viktimë e “klisheve”.

Marketing

Ai shtoi: “Nuk po them se e shohim si djall, por ajo paraqitet gjithmonë në mënyrë poshtëruese. Por vjehrra është nëna e burrit tënd dhe nëna e gruas tënde”.

Po kështu, ai u bëri thirrje nuseve që të kujdesen për marrëdhëniet e tyre me vjehrrat. “Ato kanë lindur bashkëshortin tënd”, tha ai. “Të paktën bëjini të lumtur.”

Papa këshilloi edhe vetë vjehrrat. “Unë ju them, kini kujdes se si shpreheni,” tha ai.

“Ne i themi vetes ‘sa më larg të jetë vjehrra, aq më mirë’. Por jo – ajo është nënë, ajo është një person i moshuar. Një nga gjërat më të bukura për një grua është të ketë nipër e mbesa. Kur fëmijët e saj kanë fëmijë, kjo e sjell atë përsëri në jetë.”/albora.ch/

Marketing