Ukraina nuk do t’i përkulet kurrë ultimatumeve të Rusisë dhe qytete të tilla si Kievi, Mariupoli apo Kharkiv nuk do të pranojnë pushtimin rus, ka thënë presidenti Voldymyr Zelensky për mediat ukrainase, transmeton albora.ch.

Marketing

“Ne kemi një ultimatum me pika në të – ‘ndiqe atë dhe pastaj do t’i japim fund luftës’. Ukraina nuk mund ta përmbushë ultimatumin”, thotë Zelensky në një intervistë të publikuar nga kompania e transmetimit publik ukrainas Suspilne, shkruan BBC.

Rusia i kishte caktuar Ukrainës një afat të fundit mëngjesin e sotëm për t’ia dorëzuar qytetin port të Mariupolit, duke deklaruara se civilëve dhe luftëtarëve do t’u jepet një kalim i sigurt nga qyteti për sa kohë që ata të dorëzojnë armët.

Por Ukraina e injoroi atë ultimatum, duke thënë se dorëzimi nuk ishte një opsion. /albora.ch/

Lexo edhe:

Marketing