Ukrainasit në qytetin e bombarduar të Kramatorsk po bëhen gati për temperaturat e ftohta të dimrit.

Marketing

Që nga muaji maj gazi u ndërpre në rajonin e Donetskut, i cili kontrollohet pjesërisht nga forcat ruse, por dhe në rajonin fqinj të pushtuar Luhansk ku infrastruktura është dëmtuar rëndë.

Banorët kanë nisur të grumbullojnë dru për dimrin.

“Ne jemi shumë të shqetësuar sepse dimri do të jetë shumë i vështirë. Nuk do të jemi aspak mirë”, shprehet një banor.

Ata po bëjnë gati edhe bunkerë nëntokësorë ku mund të grumbullohen së bashku për t’u ngrohur. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në muajin korrik  ka bërë thirrje për evakuim të detyrueshëm të civilëve nga rajoni i Donetskut, për të shmangur luftimet përpara sezonit të dimrit.

Qyteti ka blerë dru, gati për t’ua dorëzuar banorëve.

Diku tjetër, drejtoresha e një spitali lokal ka frikë se ajo nuk do të jetë në gjendje t’i mbajë të sëmurët ngrohtë pasi mungesat e furnizimit do të ndikojnë.

“Jam shumë e shqetësuar sepse një person i shëndetshëm mund të ndihet rehat në kushte të normale  por një i sëmurë kërkon një temperaturë specifike. Ata kanë nevojë për ngrohtësi edhe gjatë trajtimit, operacioneve dhe kontrolleve”, thekson drejtoresha.

Pavarësisht vështirësive vendasit thonë se do qëndrojnë të fortë në vendin e tyre.

Marketing