Papa Françesk tha se gjatë një takimi të fundit, kryeministri hungarez Viktor Orbán i ka treguar se kur Vladimir Putini po planifikonte t’i jepte fund luftës në Ukrainë.

Marketing

“Orban, kur u takuam, më tha se rusët kanë një plan dhe se gjithçka do të përfundojë më 9 maj. Kjo do të shpjegonte edhe shpejtësinë me të cilën gjithçka po përshkallëzohet këto ditë. Sepse nuk është më vetëm Donbasi, por edhe Krimea. dhe Odessa, domethënë pushtimi i porteve të Ukrainës në Detin e Zi”, tha Papa.

Në një intervistë, Papa përsëriti se ishte gati të udhëtonte në Moskë për t’u takuar me Vladimir Putin. “Nuk kemi marrë ende përgjigje dhe vazhdojmë të këmbëngulim, megjithëse kam frikë se Putini nuk mund dhe nuk dëshiron ta mbajë atë takim në këtë moment ”, tha Papa Françesk.

Ai gjithashtu theksoi se “për momentin ai nuk do të shkojë në Kiev.”

Sipas tij, ai ka dërguar në Ukrainë kardinalët Michael Czerny dhe Konrad Krajeëski, të cilët kjo këtë e kanë vizitën e katërt.

Marketing