Marketing

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, njoftoi se ky institucion do të ndajë edhe 40 milionë dollarë si ndihmë humanitare për Ukrainën.

Ai theksoi se do të ndihmojnë për furnizime të ushqimit, ujit, ilaçeve dhe furnizimeve tjera në këtë shtet, si dhe ofrimin e parave të gatshme për ata që kanë nevojë.

Guterres paralajmëroi se ndonjë përshkallëzim i mëtejmë i luftës në Ukrainë qoftë aksidental apo i qëllimshëm kërcënon “gjithë njerëzimin”.

Antonio Guterres bëri thirrje për ndërprerje të armiqësive dhe për mbajtjen e negociatave serioze të bazuara në parimet e Kartës së OKB-së dhe të drejtës ndërkombëtare. /albora.ch/

Marketing