Gati 8500 civilë konfirmohet se janë vrarë në pushtimin rus të Ukrainës, tha një organ i OKB-së, ndërsa mijëra vdekje të tjera ende mbeten të paverifikuar.

Marketing

Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) tha se kishte regjistruar 8,490 njerëz të vrarë dhe 14,244 të plagosur prej 24 shkurtit 2022 deri më 9 prillit 2023, raporton theguardian.

Shumica e vdekjeve u regjistruan në territorin e kontrolluar nga qeveria ukrainase dhe nën sulm nga forcat ruse, duke përfshirë 3,927 njerëz në rajonet Donetsk dhe Luhansk, të cilat kanë qenë dëshmitar të luftimeve intensive.

“OHCHR beson se shifrat aktuale janë dukshëm më të larta, pasi marrja e informacionit nga disa lokacione ku kanë vazhduar armiqësitë intensive është vonuar dhe shumë raportime janë ende në pritje të vërtetimit”, njoftoi organizata.

Ai veçoi Mariupolin (rajoni i Donetskut), Lysychansk, Popasna dhe Sievierodonetsk (rajoni Luhansk) si zona ku “ka pretendime për viktima të shumta civile” të cilat mbeten të padokumentuara.

Ndryshe, Ukraina ka njoftuar se deri më tani ka vrarë mbi 170 mijë ushtarë rusë.

Marketing