Monkeypox tani quhet Mpox. Kjo është bërë e ditur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Riemërtimi ishte paralajmëruar prej kohësh. Qëllimi është të parandalohen stigmatizimi i të prekurve, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Albora.ch.

Marketing

Riemërtimi i sëmundjes së majmunit ishte planifikuar prej disa kohësh. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tani po e vë projektin në praktikë. Ajo ka bërë të ditur se sëmundjen e njohur si “Monkeypox” do ta riemërtojë në “Mpox”. Kjo është për të parandaluar stigmatizimin e të prekurve. “Pas (…) konsultimeve me ekspertë globalë, OBSH do të fillojë të përdorë termin e ri të preferuar “Mpox” si sinonim për lisë së majmunit”, tha organizata e OKB-së në një deklaratë të hënën.

Të dy emrat do të përdoren paralelisht për një vit – me “Monkeypox” që më pas do të zëvendësohet gradualisht. OBSH do të përdorë termin “Mpox” në komunikimin e saj dhe do t’i nxisë të tjerët të ndjekin këto rekomandime “në mënyrë që të minimizohen efektet negative të emrit aktual (…)”, thuhet në deklaratë.

Albora.ch           

Marketing