Dy vjet pas Covid-19, pandemia vazhdon të sfidojë ashpër shërbimet shëndetësore mbarë botës, duke prekur të gjitha aspektet e kujdesit.

Marketing

Kështu ka bërë të ditur një raport i Organizatës Botërore të Shëndetësisë i zhvilluar në 129 vende të botës.

Nga 129 vendet e analizuara, vetëm 8% nuk ankohen për vuajtje në asnjë fushë të kujdesit shëndetësorë si rezultat i pandemisë, raporton ticinonews, përcjellë albora.ch.

Rezultatet e raportit sugjerojnë se Covid vazhdon të sfidojë sistemet shëndetësore dhe të ndërpresë shërbimet thelbësore në pothuajse çdo vend të botës.

Tutje në raportin e OBSH-së, theksohet se megjithatë po sigurohen angazhime të shumë vendeve për t’u përballur jo vetëm me sfidën në afat të shkurtër, por gjithashtu për të miratuar strategji afat-gjata për ndërtimin e elasticiteteve të shërbimeve shëndetësore dhe për të forcuar përgatitjen e tyre për emergjencat e ardhshme shëndetësore./albora.ch/.

Marketing