8,4 për qind e popullsisë zvicerane dëgjon kaq keq, saqë nuk mund të ndjekë një bisedë normale pa një aparat dëgjimi, ndërsa 6.2% nuk mund të lexojnë një gazetë pa syze, raporton ticinonews, përcjellë albora.ch.

Marketing

Kjo bën që komuniteti të marrë kosto vjetore prej më shumë se 10 miliard CHF.

Ndër sëmundjet që zvogëlojnë më së shumti cilësinë e jetës janë shqetësimet e dëgjimit dhe të shikimit.

Me rritjen e moshës, rritet edhe mundësia për të pasur shqetësime të dëgjimit, ku një e treta e njerëzve mbi 75 vjeç në Zvicër vuajnë nga çrregullime të tilla.

Mundësia që një person pa arsim pas-detyrues të ketë një problem dëgjimi është rreth dy herë më e lartë se një individ me një universitet ose diplomë të lartë profesionale./albora.ch/.

Marketing