Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka bërë thirrje për “veprim të menjëhershëm dhe të koordinuar” për t’i mbrojtur fëmijët nga ilaçet e kontaminuara, pas një morie vdekjesh të fëmijëve që ndodhën vitin e kaluar, të lidhura me shurupet e kollës.

Marketing

Në vitin 2022, më shumë se 300 fëmijë, kryesisht të moshës nën 5 vjeç, vdiqën nga dëmtimi akut i veshkave në Gambi, Indonezi dhe Uzbekistan. Këto vdekje dyshohet se u shkaktuan nga ilaçe të kontaminuara, tha OBSH-ja në një deklaratë më 24 janar. Shurupet e kollës, pa recetë, kishin nivele të larta të dietilenit glikolit dhe etilenit glikolit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se shtatë vende kishin raportuar se kishin gjetur shurupe të kontaminuara në katër muajt e fundit dhe u bëri thirrje 194 shteteve anëtare në këtë organizatë që të veprojnë menjëherë për të parandaluar më shumë vdekje.- Advertisement –

OBSH i tha Reuters se Filipinet, Timori Leste, Senegali dhe Kamboxhia mund të preken sepse mund t’i kenë ilaçet në shitje. OBSH ka dërguar tashmë alarme specifike për produkte specifike në tetor dhe në fillim të këtij muaji, duke kërkuar që ilaçet të hiqen nga raftet, për shurupet e kollës të prodhuara nga Maiden Pharmaceuticals dhe Marion Biotech të Indisë, të cilat janë të lidhura me vdekje përkatësisht në Gambi dhe Uzbekistan.

Ajo lëshoi gjithashtu një paralajmërim vitin e kaluar për shurupet e kollës të prodhuara nga katër prodhues indonezianë, PT Yarindo Farmatama, PT Universal Pharmaceutical, PT Konimex dhe PT AFI Pharma, që shiteshin brenda vendit. Kompanitë e përfshira ose kanë mohuar që produktet e tyre janë kontaminuar ose kanë refuzuar të komentojnë ndërkohë që hetimet janë në vazhdim.

OBSH përsëriti thirrjen e saj që produktet e përmendura më lart të hiqen nga qarkullimi dhe bëri thirrje më gjerësisht që vendet të sigurojnë që çdo ilaç për shitje të miratohet nga autoritetet kompetente.

Marketing