Misioni i Joe Biden në Evropë do të jetë forcimi i aleancës kundër Rusisë. Presidenti amerikan dhe liderët e G7-s planifikojnë të njoftojnë ndalimin e importit të arit nga Rusia, ka bërë të ditur një burim nga Shtëpia e Bardhë, që ka folur në kushte anonimati. Ari është malli i dytë më i eksportuar nga Rusia pas energjisë.

Marketing

Ndërkohë, me parulla, tullumbace të ngjyrosura dhe duke bërtitur kundër luftës, por edhe për mbrojtjen e klimës, disa mijëra persona marshuan në rrugët e Mynihut, në shenjë proteste kundër samitit të G7-s, që mbahet nga 26 deri më 28 qershor në kështjellën Elmau, në alpet bavareze.

“Protestoj sepse ajo që G7-a po planifikon nuk është në interes të klimës dhe qytetarëve. Ata pritet të bëjnë më shumë propagandë, të integrojnë shtete të tjera në ideologjitë dhe strategjitë e tyre. Ne duhet të luftojmë kundër kësaj”, shprehet një qytetar, transmeton Euronews Albania.

Aktivistët e Greenpeace ngjitën malin Vaksenshtajn në afërsi të lokalitetit Garmish dhe vendosën atje një simbol gjigant të paqes, i përbërë nga pishtarë me flakë, përcjellë me mesazhin se kush do paqe duhet të heqë dorë nga karburantet fosile.

Ndërkohë, një organizatë joqeveritare projektoi imazhin e liderëve të G7-s në një pistë të vogël skish në Garmish, ku grupi do të takohet të dielën, në përpjekje për ta kthyer vëmendjen e samitit tek uria globale.

Foto: Arkiv

Marketing