Protestat kanë çuar në dënimin publik me hashtag #HijabIsOurRight, që qarkullon gjerësisht në mediat sociale, por gjithashtu çoi në një reagim mjaft të papritur

Marketing

Një muaj më vonë, më shumë shkolla kanë nisur të zbatojnë një ndalim të ngjashëm mbi hixhabet duke e detyruar gjykatën e lartë të shtetit të ndërhyjë. Tash gjykata do t’i dëgjojë peticionet e paraqitura nga studentët protestues dhe do të vendosë nëse do ta anulojë këtë ndalim
Kur nxënësve muajin e kaluar iu ndalua të hynin në klasat e tyre dhe iu tha të mos mbanin hixhab, shami që përdoret nga gratë myslimane, ata nisën të kampojnë jashtë shkollës së mesme për vajza.

Ngjarja u përhap në të gjithë internetin duke i tërhequr edhe ekipet e lajmeve në pjesën e përparme të shkollës së drejtuar nga qeveria në distriktin Udupi, në shtetin jugor indian të Karnatakas.

Vijat e betejës u tërhoqën me shpejtësi. Studentët filluan të protestojnë jashtë portës së shkollës ku u ulën të grumbulluar në grupe, duke lexuar mësimet e tyre. Stafi i shkollës, i cili thoshte se nxënësit po i kundërshtonin rregullat e uniformës, mbeti i palëkundur.

Një muaj më vonë, më shumë shkolla kanë nisur të zbatojnë një ndalim të ngjashëm mbi hixhabet duke e detyruar gjykatën e lartë të shtetit të ndërhyjë. Tash gjykata do t’i dëgjojë peticionet e paraqitura nga studentët protestues dhe do të vendosë nëse do ta anulojë këtë ndalim.

Marketing